Aksident në rrugën e Kombit, 6 të plagosur rëndë, mes tyre 4 gra! Në Fier makina përfundon në kanal (VIDEO)
Dy aksidente ndodhën sot në vendin tonë. Në rrugën e Kombit 6 persona mbetën të plagosur nga përplasja e dy mjeteve, mes tyre 4 gra nga Kosova. Ndërkohë në Fier, një mjet përfundoi në kanal pas përplasjes. Drejtuesi u plagos dhe u dërgua në spital.
Gjashtë persona mbetën të plagosur mes të cilave katër gra pas përplasjes së dy automjeteve në rrugën e Kombit. Aksidenti ndodhi rreth orës 10:00 të paradites të së shtunës në segmentin Milot-Rrëshen në afërsi të Urës me Harqe.
Të plagosur mbeten drejtuesit dhe pasagjeret e dy mjeteve dhe u dërguan me urgjence për ndihmë mjekësore në Spitalin e Laçit, nga ku mësohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.
Siç shihet edhe nga pamjet përplasja ka qenë mjaft e fortë, duke sjell dhe dëmtime të shumta te mjeteve, ndërsa policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti. Nga te veprimet paraprake bëhet me dije se parakalimi i gabuar i njëri prej mjeteve është bërë shkak për përplasjen e fortë.
Ndërkohë, një aksident u regjistrua edhe në Fier, ku mjeti tip 'BMW' përfundoi në kanal pas përplasjes me një Benz. Një person mbeti i plagosur dhe u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekesore.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:10
Aksident në aksin Fier-Seman, një prej mjeteve përfundon në kanal! Plagoset drejtuesi (VIDEO)
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Fier- Seman. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur "Ferma e Çlirimit".
Dy automjete janë përplasur teksa njëra prej tyre ka përfunduar në kanal. Si pasoje e këtij aksidenti është plagosur dhe dërguar me pas në spitalin e Fierit drejtuesi i mjetit "Mercedes", 69 vjeç.
"Rreth orës 12:00, në aksin rrugor "Fier-Seman", shtetasi A. D., rreth 69 vjeç, duke drejtuar automjetin është përfshirë në një aksident me një automjet me drejtues shtetasin E. G., rreth 19 vjeç.
Nga përplasja e automjeteve është dëmtuar shtetasi A. D., i cili ndodhet në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit", njoftoi policia.