MILOT - Një i vdekur dhe tre të plagosur është bilanci i një aksidenti të rëndë në aksin Milot - Morinë. Burimet policore thanë se aksidenti ka ndodhur pas përplasjes se dy autmojeteve, një Hundai me targa italiane dhe një benzi me targa të Laçit. Si pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i mjetit me targa të huaja dhe janë plagosur rëndë tre pasagjerët që udhëtonin me të, një e moshur dhe dy fëmijë, të cilët janë dërguar në spital. Nuk dihet ende identiteti i viktimës, ndërsa policia konfirmon paraprakisht shkak i aksidentit mund të ketë qenë lagështira e madhe në rrugë për shkak të shirave të dendur që kanë përfshirë zonën e Lezhës.
Është konstatuar gjithashtu , sipas hetimeve paraprake se automjeti me targa italiane ka bërë një parakalim të gabuar.

(aq/shqiptarja.com)