Një aksident rrugor është pasditen e sotme në Rrugën e Kombit, në vendin e quajtur Kolsh ne segmentin Kukes-Tunel.
Një mjet i tonazhit të rëndë me targa "AB 891KA" ka rrezikuar të bjerë në greminë, ndërsa dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një problem në sistemin e frenimit.
Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë nga makina pa pësuar lëndime. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
lajm në përditësim..
Komente










