Një aksident me pasojë vdekjen e drejtuesit të mjetit ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën e Kombit. Viktima është drejtuesi i një trajleri tip "Renault". Ai humbi kontrollin e mjetit duke u përmbysur, ndërsa aksidenti ka qenë fatal, pasi humbi jetën në vend. Viktima është Nikolin Gjoni 50 vjec
Trajleri që po transportonte lule humbi kontrollin dhe u përplas me trafikndarësen duke kaluar në korsinë e kundërt duke u përmbysur. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa është bllokuar qarkullimi në rrugën e Kombit në fshatin Kolsh per disa minuta.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të nisur hetimet për aksidentin. Në këtë pjesë të segmentit që konsiderohet si pikë e zezë në vitet e fundit janë bërë mjaft aksidente, disa prej tyre me pasoja të rëndë për shkak të pjerrtësisë së rrugës.
Komente













Po të mos ishte vjedhur asnjë qindarkë këta 28 vjet dhe të punohej për vendin, sot do kishim rrugë shumë të mira, ekonomi të mirë, politikë të fortë dhe një shoqëri më të përparuar. Prandaj duam: -fund njeher e përgjithmonë të kësaj klaseje politike, të mos votohet më! Dhe po, të rinjve jo militantë. Duam njerëz të rinj me profil e tipare bashkëkohorë dhe jo kalbësira vampirë që lejuan qëllimisht për interesat e tyre të ngushtë, tranzicion të gjatë e të lodhshëm ekonomiko-politiko-social, duke përfshirë këtu si arsye, dhe antishqiptarizmin manjak.
PërgjigjuShqipëria si vend malor, që shtetasit e saj të kenë cilësi të lartë rrugqarkullimi, duhet të shpojë malet e të bëjë autostrada sa më të drejta. Ky do të ishte vizion për të ardhmen! Kjo do të ishte punë titanike! Njeriu gjatë gjith jetës së tij, duhet të lerë një vepër të tillë! Mjaft më me rrugë nacionale të cilat dhunshëm përfundojnë nëpër qytete! Mjaft!
Përgjigju