Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot-Rrëshen, në afërsi të Rubikut.
Burime për Report Tv bëjnë të ditur se tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e aksidentit raportohet për dy viktima dhe pesë të plagosur rëndë. Personat që kanë humbur jetën janë 57-vjeçari Franush Palaj dhe 61-vjeçari Nikoll Prenga. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, si dhe për menaxhimin e trafikut në rrugë.
Njoftimi i Policisë:
Rrëshen/Informacion paraprak-Në Rrugën e Kombit, në segmentin Rrëshen–Milot, automjeti me drejtues shtetasin N. P., 61 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. P., 30 vjeç.
Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë drejtuesi i njërit prej automjeteve shtetasi N. P., si dhe shtetasi F. P., rreth 57 vjeç (babai i shtetasit D. P.)
Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi D. P., si dhe 4 pasagjerë, të cilët janë transportuar në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Komente











