Dy persona humbën jetën në aksidentin e përgjakshëm të Rrugës së Kombit mesditen e kësaj të premteje, në afërsi të qytetit të Rreshenit. Pesë të tjerë janë plagosur rëndë.
Policia bën të ditur se automjeti i drejtuar nga Nikoll Prenga, 61 vjeç, është përplasur me një tjetër automjet që drejtohej nga 30 vjeçari me iniciale D. P.
Si pasojë e përplasjes, kanë humbur jetën Nikoll Prenga si dhe Franush Palaj, rreth 57-vjeç, i cili ishte pasagjer në automjetin tjetër që drejtohej nga i biri.
I plagosur ka mbetur 30-vjecari dhe 4 pasagjerë që ndodheshin në makinën e tij. Ata janë transportuar në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit tragjik.
Komente












RRUGE JASHTE STANDARTEVE EUROPIANE....==AKSIDENTE.....
Përgjigju