Dy persona janë plagosur mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Pas përplasjes së ndodhur mes automjeteve tip ‘Benz’ dhe ‘Fiat’, të plagosur kanë mbetur F. M., 68 vjeç, banues në Peqin dhe I. M., 41 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.

Të dy po marrin ndihmën mjekësore në spitalin rajonal të Elbasanit ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.