Fier- Një aksident ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Kafaraj.

Një makinë është përplasur me një motor dhe si pasojë e përplasjes së fortë ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit të dytë.

Ai është transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa burimet bëjnë me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet dhe policia së bashku me grupin hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e dinamikës së aksidentit dhe disiplinimin e trafikut.