Aksident në rrugën Lezhë-Laç, 2 të plagosur pas karambolimit të dy makinave! Njëra përfundoi në kanal, të dëmtuarit dërgohen në spital (VIDEO)

Lezhë- Një aksident i rëndë është regjistruar në rrugën Lezhë-Laç pasditen e sotme.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e goditjes së fortë, njëra nga mjetet ka përfunduar në kanal, në anë të rrugës.

Sipas burimeve në vendin e ngjarjes, në makinë mbetën të plagosur dy persona, të cilët janë dërguar në urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës.

Për shkak të dëmtimeve të shumta të mjetit,  u desh edhe ndërhyrja e policisë dhe zjarrfikëse për t’i nxjerrë të dëmtuarit nga makina. Siç shihet edhe nga pamjet e videos, një prej makinave e dëmtuar dhe përmbysur, teksa pjesa e përparme e mjetit tjetër me targa AA869TU, e shkëputur nga përplasja dhe rënë në rrugë.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Në listën e hapur të socialistëve në qarkun Vlorë, Ardit Bido: Nëse do më kishte ftuar PD nuk do pranoja, s’më lidh asgjë me atë parti, kam kontribut në PS

Në listën e hapur të socialistëve në qarkun Vlorë, Ardit Bido: Nëse do më kishte ftuar PD nuk do pranoja, s’më lidh asgjë me atë parti, kam kontribut në PS