Burrë e grua kanë humbur jetën në një aksident tragjik që raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin ‘Librazhd-Përrenjas’ ku një makinë tip ‘Volswagen’ ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e Lengajcës.
Mësohet se 55 vjeçari Arjan Yze ka humbur kontrollin e automjetit duke përfunduar në përrua dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë edhe gruaja e tij e identifikuar si Majlinda Yze, 50 vjeçe, e cila ishte pasagjere.
Makina është parë mëngjesin e sotëm nga drejtues të mjeteve në këtë rrugë. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.
Lajmi në përditësim...
Këto janë pamjet e aksidentit tragjik të ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes në aksin Librazhd-Përrenjas ku makina në të cilën udhëtonin burrë e grua ka përfunduar në përrua duke u shkaktuar të dyve vdekjen e menjëhershme.