Lushnjë- Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme (5 Dhjetor) në aksin rrugor Lushnjë-Berat, me pasojë plagosjen e drejtueses 25-vjeçare që ndodhej në timon. 

Mjeti tip “Hyunday” ka përfunduar në kanalin në anë të rrugës automobilistike, në afërsi të fshatit Çiflik, duke u kthyer përmbys.

Makina me targa AB426OB ka dalë nga rruga dhe për pasojë drejtuesja, një 25-vjeçare, është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjës, ku dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. 

Policia shkoi menjëherë në vendngjarje dhe po dokumenton aksidentin, teksa ktheu edhe trafikun në gjendje normaliteti. 

Sipas të dhënave paraprake dyshohet se drejtuesja e mjetit ka humbur kontrollin si pasojë e shpejtësisë dhe lagështisë në rrugë, për shkak të kushteve të këqija atmosferike.