LUSHNJË- Një aksident është regjistruar këtë të mërkurë në aksin nacional Lushnjë-Berat ku janë lënduar 5 persona, 4 prej të cilëve ndodhen në spital. Shkak i aksidentit u bë humbja e kontrollit të mjetit nga ana e shoferit duke bërë që makina tip ‘Toyota’ të dalë nga rruga.
Mjeti përfundoi në një parcelë me misër ndërsa fatmirësisht të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia dhe banorët e zonës ndihmuan për nxjerrjen e të plagosurve nga mjeti.