Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të fshatit Piskupat.

Sipas informacioneve të para mësohet se drejtuesi i një mjeti të tonazhit të rëndë ka humbur kontrollin e për pasojë ka përfunduar i përplasur me anësoret e rrugës duke ngrirë edhe qarkullimin për rreth 50 minuta, duke bërë që të krijohen rradhë kilometrike të automjeteve.

Më pas është bërë pastrimi i rrugës, duke parë se kishte pasur rrjedhje vaji të kamionit, gjë që mund të ketë shkaktuar edhe humbjen e kontrollit të mjetit nga ana e drejtuesit. 

Fatmirësisht nuk ka njerëz të lënduar, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave. 

Rreth 1 vit më parë në të njëjtin vend ka pasur një aksident të ngjashëm ku është përfshirë një tjetër mjet i tonazhit të rëndë.