Një 29-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Shkodrës, si pasojë e një aksidenti. Ngjarja u regjistrua në rrugën Shkodrës-Velipojë, ku automjeti tip 'Range Rover' doli nga rruga duke rënë në kanalin anësor.

Viktima është identifikuar si Isa Kotorri, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia tej normave të lejuara me të cilën po lëvizte automjeti, ku për pasojë i riu nuk ka parë kthesën e fortë duke humbur kontrollin e makinës e duke rënë në kanal.

Sikurse mund të shihet edhe nga foto, përplasja ka qenë e fortë, duke bërë që automjeti të shkatërrohet thuajse tërësisht.

Nuk bëhen me dije të tjera detaje për ngjarjen, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.