Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme (19 dhjetor) në rrugën Tiranë-Durrës

Mësohet se në aksident, janë përfshirë 5 automjete, por fatmirësisht nuk raportohet për të plagosur përveç dëmeve materiale. 

Si pasojë e aksidentit, në aksin rrugor është krijuar një trafik i rënduar i automjeteve. Ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.