POGRADEC- Një aksident është raportuar në shëtitoren e Pogradecit. Sipas informacioneve paraprake mësohet se nga përplasja e dy mjeteve ka mbetur i plagosur këmbësori Denis Selko i cili ishte duke kaluar në rrugë në momentin e aksidentit. I plagosuri është transportuar në spitalin e Pogradecit ndërsa të dy drejtuesit e mjeteve nuk kanë pësuar gjë.

Policia në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Në përditësim... 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:58
Pamje të rënda, këmbësori plagoset në shëtitoren e Pogradecit! Qytetarët mblidhen te i lënduari, rruga mbulohet nga gjaku 

 

Një aksident i rëndë është regjistruar pak momente më parë në shëtitoren e Pogradecit ku përplasja e dy mjeteve ka shkaktuar plagosjen e një kalimtari. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, goditja ka qenë e fortë çka ka bërë që shëtitorja të mbulohet nga gjaku i të plagosurit të cilit i janë mbledhur disa qytetarë për të dhënë ndihmën e parë.