SHIJAK- Tetë të plagosur është bilanci i një aksidenti në Shijak, ku mjeti tip 'Benz' ka përplasur një motor me rimorkio. Mësohet se në momentin e aksidentit, 8 personat ishin brenda në rimorkio, të cilën e përdornin për të mbledhur kanaçe.  

Të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa mësohet se ata i përkisnin komunitetit rom.

Burime zyrtare bëjnë me dije se shoqëruesi i mjetit, i identifikuar si Daniel Keci është shoqëruar për veprime të mëtejshme.

Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet se grupi hetimor ka mbërritur dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.