Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në Bahaçallëk të Shkodrës. Një kamion me një eskavator të ngarkuar në të është përplasur me mbikalimin në lagjen 'Bahçallëk'. Për rrjedhojë, policia ka arrestuar drejtuesin e kamionit të identifikuar si S.Sh, 60 vjeç.

Fatmirësisht në momentin e shembjes, nuk ka patur në lëvizje automjete dhe as këmbësorë. Për shkak të bllokimit që ka shkaktuar rrëzimi i mbikalimit, është devijuar trafiku në hyrje të Shkodrës.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:26
Rrëzimi i mbikalimit të këmbësorëve në Shkodër, arrestohet 60-vjeçari

1675430886_Capture.JPG

Policia ka dhënë detaje nga shembja e “Urës së Bahçallëkut” duke arrestuar një person.

Shkodër/Identifikohet, shoqërohet dhe procedohet penalisht, drejtuesi i kamionit, i cili duke transportuar një vinç, dyshohet se aksidentalisht goditi mbikalimin e këmbësorëve, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”.    

Në vijim të informacionit paraprak për rrëzimin e mbikalimit të këmbësorëve, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”, ju bëjmë me dije se gjatë veprimeve të kryera nga grupi hetimor ka rezultuar se S. Sh., duke transportuar një vinç, me kamion, dyshohet se aksidentalisht vinçi ka goditur mbikalimin e këmbësorëve, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”, duke e rrëzuar pjesërisht atë.

Shërbimet e Policisë e kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Shkodër, drejtuesin e kamionit,  S. Sh., 60 vjeç, banues në Shkodër.  

Mjetet kamion dhe vinç janë bllokuar në cilësinë e provës materiale.   

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet e tjera procedurale për këtë rast.