Një minibus u kthye përmbys në rrugën e Vermoshit pasditen e sotme. Në mjet ndodheshin 20 pasagjerë, ndërsa 4 prej tyre kanë marrë dëmtime të lehta. Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur “Rruga për Stare” në afërsi të Rrapshë e Hotit.

"Në aksin rrugor Tamarë-Koplik  mjeti tip Benz, furgon, me drejtues shtetasin M. K. 51 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë furgoni është batuar në një anë në rrugë.  Si pasojë janë lënduar lehtë pasagjerët, shtetasit Z.  G.  80 vjec, Gj. P. 64 vjec , Xh.  Rr. 23 vjec, D. V. 32 vjec, të cilët kanë marrë mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër dhe më pas janë larguar në banesa.  Grupi hetimor vijon veprimet e mëtejshme për  sqarimin e rrethanave të aksidentit\", ka njoftuar policia.