Aksident në Shkodër, 17-vjeçari në timon pa patentë, përplas motorin, vdes drejtuesi (EMRI-FOTO-VIDEO)

SHKODËR-Një person ka humbur jetën si pasojë e përplasjes së një makine me një motor. Viktima është drejtuesi i motorit Emirjan Kacoli 33 vjeç banues në fshatin Stajkë.

Ai po lëvizte me një motor tip Yamaha kur është përplasur me një mjet tip Benz me targë SH3675E, ndërsa pavarësisht se është dërguar me shpejtësi në spital, ndërroi jetë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:40 minuta në aksin Shkodër- Vau i Dejës në fshatin Kaçë. Report Tv siguron pamjet e makinës që përplasi motorin me të cilin po lëvizte 33 vjeçari.

Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e makinës me inicialet S. Gj. 17 vjeç pa patente, ndërsa po hetohen shkaqet e aksidentit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 24/09/2018 08:04

    Po c'behet keshtu, kur do edukohen keta njerez qe timoni eshte pergjegjesi e madhe? Ngushellime familjes se 33 vjecarit, te behen te forte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rama në Londër: Nismë ligjore për rikthimin e emrit të shqiptarëve të regjistruar si kosovarë në Britani

Rama në Londër: Nismë ligjore për rikthimin e emrit të shqiptarëve të regjistruar si kosovarë në Britani