SHKODËR- Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në Shkodër ku një këmbësore është përplasur nga një automjet tek vijat e bardha. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Demokracia’ ku 65-vjeçari duke drejtuar mjetin e tij ka përplasur 55-vjeçaren e cila siç duket edhe nga fotoja është shtrirë përtokë teksa e kanë rrethuar njerëzit.
Një aksident është regjistruar në Shkodër ku është përplasur një qytetare nga një mjet.
Ajo po merr aktualisht ndihmën mjekësore, në Spitalin Rajonal Shkodër.
65-vjeçari është dërguar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.