Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në superstradën Lezhë-Milot në afërsi të fshatit Gajush, por fatmirësisht ka patur vetëm dëme materiale dhe jo pasoja me jetë.
Në aksident janë përfshirë një kamionçinë e sipërmarrjes së gjelbërimit në bashkinë e Lezhës dhe një mjet tjetër tip 'BMV'. Si pasojë ka mbetur i plagosur shoferi i kamionçinës, që është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka rrezik për jetën.
Ndërkohë kamionçina e cila ishte e ngarkuar me pemë dekorative ka mbetur e përmbysur.
Komento
Patentat e bleme kto Jan rezultatet
Përgjigju