LEZHË- Një aksident rrugor ka ndodhur sot, në orët e para të mëngjesit në aksin e autostradës Milot- Thumane pranë Fushë Gjormit në Kurbin. Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin duke u përplasur me barrierat anësore, duke marre plagë të rënda

Mësohet se ai është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës dhe deri më tani raportohet se është në gjendje të rëndë.

Policia ka arritur në vendin e ngjarjes po heton shkaqet e aksidentit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:59
VIDEO/ Makina bëhet copash, pamje nga aksidenti në Thumanë

Një aksident rrugor ka ndodhur sot, në orët e para të mëngjesit në aksin e autostradës Milot- Thumane pranë Fushë Gjormit në Kurbin. Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin duke u përplasur me barrierat anësore, duke marre plagë të rënda.

Sikurse mund të shihet në pamjet e siguruara nga Report Tv nga vendngjarja, duket se makina është bërë copash si pasojë e përplasjes së fortë.