Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në autostradën Thumanë–Fushë-Krujë, në afërsi të Luzit.
Palkin Filopati, nga Mirdita, i cili po kalonte rrugën, është goditur nga një automjet tip ‘Mercedes’, që drejtohej nga Floxhen Bardhi.
Si pasojë, 65-vjeçari ka ndërruar jetë në vend. Për mrekulli ka shpëtuar e shoqja, e cila ndodhej vetëm një hap larg tij.
Paraprakisht, dyshohet se shkak i aksidentit të jetë kalimi i pakujdesshëm i rrugës nga këmbësori, si dhe shpejtësia e madhe e automjetit që po drejtonte Bardhi.








Komente
Komento