Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ‘Bardhyl’ në Tiranë, në të cilin është përfshirë edhe autobusi i linjës së ‘Unazës’.
Sipas policisë shtetasi R.M, duke drejtuar makinën e tij tip BMW, dyshohet se ka kryer parakalim të gabuar dhe është përplasur me një makinë të parkuar, por edhe me autobusin e linjës së Unazës.
Autobusi i Unazës me drejtues B.K, kishte ndaluar në stacion dhe është përplasur nga makina tip BMW.
Shoferi i BMW-së, R.M ka mbetur i lënduar lehtë dhe është dërguar në spital.
'Më datë 05.09.2023, në Rrugën Bardhyl, shtetasi R. M., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka kryer parakalim të gabuar dhe është përplasur me një automjet të parkuar dhe me autobusin e linjës së Unazës, me drejtues shtetasin B. K. Si pasojë e përplasjes ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.'- njoftoi policia.