Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në Tiranë, në rrugën e fshatit Damjan. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 18 maj 2026, ku një automjet i drejtuar nga një 26-vjeçar, ka përplasur këmbësorin B.A., 57 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, 57-vjeçari ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Drejtuesi i automjetit është arrestuar nga policia, ndërsa grupi hetimor vijon punën për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.