VIDEO/Aksident në Tiranë, kamioni përplas për vdekje te vijat e bardha 32-vjeçarin! I riu personazhi viral në Tik-Tok i njohur si ‘Olsi Polici’

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën ‘Kastriotët’, në zonën e njohur si rrethrrotullimi i Treshit në Tiranë.

Drejtuesi i kamionit K.F ka përplasur për vdekje në vijat e bardha këmbësorin Oligert Dikën, 32-vjeç.

I riu ishte një personazh i njohur në rrjetin social ‘Tik-Tok’ si 'Olsi Polici', videot e të cilit bëheshin virale, ndërsa vishej me një jelek të policisë rrugore edhe një mbante tabelë në dorë.

Nga sa mësohet dyshohet se Olsi vuante nga probleme të shëndetit mendor.

'Më datë 04.04.2023, në rrugën “Kastriotët”, shtetasi K. F., duke drejtuar automjetin tip kamion, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin O. D., 32 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.'- njofton policia.

 

 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tano: 05/04/2023 00:00

    KETA JANE SHOFERA QE E KANE MARRE PATENTEN VETEM DUKE PAGUAR LEKET ,,PA ASNJE ORE PRAKTIKE....KAP SAPUNIN NE BURG TANI....

    Përgjigju
  • Tani: 04/04/2023 13:31

    Gjynah, ska rendesi nese ishte me te meta mendore apo jo, shoferin futeni ne burg se e paska shtypur tek vijat e bardha.

    Përgjigju
    • Olsi: 04/04/2023 18:33

      @xxx o idiot, tek vizat e bardha ka perparesi kembesori. Jeni per tu futur te gjithe perseri ne kurs patente ju injorantet qe kaluat nga gomari tek makina.

    • Anna: 04/04/2023 18:25

      Mjere ke ze. Edhe un jam shofere dhe askush nk do qe te ndodhi dicka e till!

    • XXX: 04/04/2023 17:09

      Po daku po, hyn tjetri posht rrotave te makines edhe eka fajin shoferi, kalon tjetri autostraden si kafsh e ka fajin shoferi. Shkoni o pirdhuni me gjithe budallenjte. Ska pik faji shoferi.

    • Lexues: 04/04/2023 15:52

      Jo vetem burg, por t‘i paguaje demshperblim familjes. Nje shofer kamioni duhet te jere dy here me shume i kujdesshem se nje shofer cfaredo.

  • Tubi: 04/04/2023 13:24

    Nuk arriti me gzu as pensionin si polic i shkreti. Dheu i lehte te qoft o njeri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)