Aksident në Tiranë, makina përplas 50-vjeçarin me biçikletë, dërgohet me urgjencë në spital

Aksident në Tiranë, makina përplas 50-vjeçarin me biçikletë, dërgohet me urgjencë në spital

Foto ilustruese

Një 50-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Tiranë, si pasojë e një aksidenti.

Bëhet me dije se aksidenti u regjistrua në 'Rrugën e Kavajës', rreth orës 21:05, ku mjeti me drejtues një person me inicialet M.V., ka përplasur 50-vjeçarin, i cili po lëvizte me biçikletë. Identiteti i tij nuk bëhet me dije, ndërsa është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nuk bëhen me dije rrethanat e aksidentit, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë