Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në bulevardin Zhan D’Ark të Tiranës. 23 vjeçari, Marjol Aliko teksa drejtonte makinën e tij ka përplasur një grua e cila fillimisht u dërgua në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore por nuk ka mundur të mbijetojë, duke ndërruar jetë në spital.

Viktima është Dituri Koprenca, 76 vjeçe.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për hetimin e plotë të rrethanave të aksidentit. 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:52
U përplas me makinë nga 23 vjeçari në Tiranë, e plagosura ndërron jetë në spital

1667339186_ambulancanaten620x3501.jpeg

Ka ndërruar jetë këmbësorja e cila u përplas pasditen e sotme nga makina që drejtohej nga një 23 vjeçar në Tiranë. Identiteti i saj ende nuk është bërë i ditur.