Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, tek mbikalimi i Kopshtit Zoologjik. Sipas policisë mjeti me drejtues shtetasin A. F., ka aksidentuar shtetasin këmbësor H. V., 86 vjeç.

Si pasojë ky shtetas është dëmtuar dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën. Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.