TIRANË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotmë në Tiranë në rrugën ‘Bardhyl’, në kryqëzimin e Porcelanit.

Një mjet i tipit ‘Renault’ gri ka devijuar nga rruga duke u përplasur me një ndarëse trotuari ku ishte e parkuar një biçikletë.

Duke ju referuar pamjeve, mjeti ka pësuar dëmë të shumta materiale ndërsa sa i përket barrierës së trotuarit, gjatë përplasjes është shkëputur nga vendi.

Sipas burimeve, nga aksidenti i ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune nuk janë raportuar viktima e as lëndime.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për kontrollin e mëtejshëm të situatës.

1644624167_23370f06e87e41c2a30cc6f33b57bbae.jfif1644624190_8f629fb675dd4d4a80076225270f8078.jfif1644624202_4367ed7f9d8f4dbfa28abe0d7bc28cf6.jfif1644624214_7994762377ed40a29a549be466076767.jfif

Pamje nga vendngjarja