TIRANË- Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në zonën e Laprakës në Tiranë. Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën, por fatmirësisht u regjistruan vetëm dëme materiale.

Pas aksidentit, drejtuesit e mjeteve janë konfiliktuar me grushte. 32-vjeçari A.R., është zënë me grushte me babë e bir Xh. B., dhe A. B.

Si pasojë e konfliktit 32-vjeçari A. R., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.