Tiranë-Një i moshuar 79-vjeç ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, pasi është përplasur nga një makinë, teksa po lëvizte me biçikletë.
Sipas policisë së kryeqytetit, rreth orës 07:30 në rrugën e "Rinasit", drejtuesja e automjetit tip "Mercedes Benz", me inicialet E. D. ka aksidentuar për vdekje Ramiz Balliun 79- vjeç, që po lëvizte me biçikletë.
Përplasja ka qenë fatale për drejtuesin e biçikletës, i cili ka humbur jetën në vend.
Drejtuesja e mjetit është shoqëruar nga policia për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com