Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë rrugës së Burgut 313 në Tiranë, ku u përplasen me njëra-tjetrën shumë keq dy makina të tipit “Volkswagen Touareg dhe Passat”.

Sipas të dhënave bëhet e ditur se nga aksidenti ka pasur një të plagosur, i cili është shoferi i “Volkswagen Touareg”, që më pas është përcjell në spital.


Shkaku i aksidentit është mos respektimi i semaforit nga të dy shoferët e automjeteve.

Ka pasur dëme të shumta materiale gjatë aksidentit.

Për momentin nuk bëhet e ditur për emrat e shoferëve.