Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:50 në aksin “Tiranë-Durrës”.

Dyshohet se 39-vjeçari ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Ndërkohë pasagjeri 29-vjeç ka mbetur i plagosur. I riu ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 20.04.2026, rreth orës 23:50, automjeti me drejtues shtetasin S. C., 39 vjeç dhe me pasagjer shtetasin V. C., 29 vjeç, dyshohet se ka dalë nga rruga, në aksin “Tiranë-Durrës”. Si pasojë ka humbur jetën 39-vjeçari, ndërsa shtetasi V. C. është në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit”, njoftoi sot policia.