Një aksident automobilistik ka ndodhur në Ujin e Ftohtë në Tepelenë. Një automjet i ngarkuar me materiale ndërtimi ka dalë nga korsia e vet dhe ka shkaktuar përplasje me një fuoristrade me targa greke.
Për pasojë ka mbetur e lënduar një grua dhe dy fëmijët e saj që ndodheshin në bordin e xhipit. Xhipi vinte nga Greqia dhe po shkonte drejt Tiranës, ndërkohë që u përball me mjetin e ndërtimit që vinte në krah të kundërt. Menjëherë të lënduarit janë shoqëruar në drejtim të Spitalit të Gjirokastrës për të marrë mjekim.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkakun e aksidentit që mund të kishte pasoja edhe me tragjike.