Një automjet ka përpalsur një këmbësor në rrugën Transballakanike. Si pasojë e aksidentit është lënduar këmbësori i cili është trasportuar në spitalin rajonal, jashtë rrezikut për jetën.

Këmbësori nuk ka qenë duke kaluar në vijat e bardha ndërsa shoferi dyshohet të ketë qenë nën efektin e alkoolit.

Njoftimi i Policisë
Sot, në orën 13:35, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, një automjet, me drejtues shtetasin Y. Xh., 57 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale L. M, 54 vjeç, i cili është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

1636551725_a.JPG

Foto nga vendngjarja