Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën transballkanike në Vlorë. Si pasojë e përplasjes së një automjeti me një motoçikletë, është dëmtuar rëndë drejtuesi i kësaj të fundit.
Shkak i aksidentit mësohet të jetë bërë devijimi i motoçikletës në vijat e bardha. Drejtuesi i motoçikletës është dërguar në spitalin e rajonal të qytetit të Vlorës ku po merr edhe ndihmën e parë mjekësore.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e saj.