Aksident në Vlorë, makina përplas një motor! Plagoset një person

VLORË - Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen "Uji i Ftohtë" në Vlorë.

Një mjet tip "Opel" me drejtues një person me iniciale Y.L. u përplas me një motor me drejtues shtetasin A.M.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi A. M., i cili është transportuar në spitalin e Vlorës, për ndihmë mjekësore.

"Rreth orës 14:55, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, mjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin Y. L. është përplasur me një mjet motor me drejtues shtetasin A. M. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi A. M., i cili është transportuar në spitalin e Vlorës, për ndihmë mjekësore" - njofton policia.

Shtetasi Y. L. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Kur arrestohen të majtë thonë ka prova, kur arrestohen të djathtë thonë: i burgosur politik

Spahiu: Kur arrestohen të majtë thonë ka prova, kur arrestohen të djathtë thonë: i burgosur politik