Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur këtë mbrëmje në lagjen ‘Partizani’ në Vlorë.
Mësohet se një automjet tip ‘Land Rover’ me drejtues V. T., është përplasur me një motomjet, drejtuesi i të cilit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Gjendja e të plagosurit raportohet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shkaqet dhe rrethanat e aksidentit mbeten të paqarta.
Njoftimi i Policisë
Sot, rreth orës 20:00, në lagjen “Partizani”, Vlorë, një automjet tip "Land Rover", me drejtues shtetasen V. T., është përplasur me një motomjet, drejtuesi i të cilit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve , jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.