Një aksident ka ndodhur në Vlorë në rrethana ende të paqarta.
Një makinë tip Mazda ka dalë nga rruga pasi dyshohet se shoferi ka humbur kontrollin e mjetit.
Makina tjetër është djegur, pasi sipas raportimeve të para ajo ka qenë duke tërhequr automjetin që ka dalë nga rruga.
Në flakë është përfshirë motorri i makinës. Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka persona të lënduar. Dyshohet se makinat mund të kenë qenë duke bërë gara por ende s'ka një njoftim zyrtar nga ana e policisë.
Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendin e ngjarjes.
Komento