Aksident në Vlorë, përplasen dy makina, tre të plagosur, makina në kanal/ VIDEO

VLORE-Tre persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në orët e para të ditës së sotme. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:00 në Novoselë, ndërsa nga përplasja e dy makinave, tre persona kanë mbetur të lënduar. Shkak i aksidentit ka qenë parakalimi i gabuar, njëra nga makinat ka përfunduar në kanal, ndërsa tjetra është përmbysur në autostradë.

Makinat e aksidentuara janë; njëra tip ‘OPEL’ me targa AA 186 DV që ka përfunduar në kanal dhe tjetra ‘FIAT’ me targa AA 430 NC, e cila u fut në parakalim të gabuar. Report Tv ka siguruar pamjet nga aksidenti, ndërsa njërës nga të lënduarve i është dhënë ndihma e parë nga kalimtarët. Pas njoftimit ka mbërritur menjëherë ambulanca duke transportuar të plagosurit në spital. 
Ne pamje e aksidentuara ne Vlore, ndersa i eshte dhene ndihma e pare  nga kalimtaret

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?