Rrëzohet kamioni në bypasin e Vlorës! Mjeti ishte me shpejtësi dhe është përplasur me shkëmbin në anë të rrugës, vdesin shoferi dhe punëtori tjetër (VIDEO)
Dy punëtorë ndërtimi kanë humbur jetën tragjikisht mesditën e sotme në Vlorë. Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 12:00 në kantierin e by-pass të Vlorës, ndërsa paraprakisht dyshohet shkak është bërë shpejtësia e lartë. Viktimat janë 2 të rinj Armand Beu, 32 vjeç,banues në Kavajë dhe Klajdi Kaja, 28 vjeç, banues në Lushnje
Armand Xhelili 16 Maj 2022, 11:19 | Përditesimi: 17 Maj 2022, 11:10
VLORË- Drejtuesi i një kamioni dhe pasagjeri që ishte bashkë me të, kanë humbur jetën, pasi kamioni me të cilin po punon në Bypassin e Vlorës per llogarui te firma BIBA-X, është përplasur anash shkëmbit. Armand Beu, 32 vjeç, banues në Kavajë dhe pasagjeri Klajdi Kaja, 28-vjeç, gjetën vdekjen në vend, ndërsa trupi i 28-vjeçarit, mbeti i bllokuar poshtë inerteve, për rreth 2 orë.
Report Tv ka siguruar pamje ekskluzive vetëm pak momente pasi ndodhi ngjarja, ku shihen dëmet e mëdha që ka pësuar kamioni, e sidomos në pjesën e parme ku ndodheshin dy të rinjtë, ndërsa shkak dyshohet se është bërë shpejtësia.
Mësohet se drejtuesi i kamionit duke zbritur me ngarkesë zhavorri nga zona e Kaninës ka humbur kontrollin duke u përplasur me shkëmbin.
Nuk dihet nëse ka pësuar defekt apo nuk kanë funksionuar frenat, por drejtuesi i automjetit i cili nga frika se mos dilte nga rruga dhe binte poshtë ( humnere) është kthyer në mes të rrugës dhe është përplasur me anën e shkëmbit, por përplasja ka qenë shumë e fortë sa të dy trupat kanë dalë nga xhami i kamionit, por ngarkesa me zhavorr e kamionit i ka mbuluar të dy trupat.
Dy punëtorët, njëri në drejtim të mjetit e tjetri në vend të parë janë mbuluar nga inertet, ndërsa trupi njërit prej viktimave u nxorr dy orë më vonë.
Policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Kamioni u përmbys në bypassin Orikum-Kaninë, viktima dy djem të rinj
Burime për Report Tv bëjnë me dije se dy djem të rinjë janë viktima të aksidentit që ndodhi mesditën e sotme në bypassin e Vlorës, rreth moshë 30-35 vjeç. Njëri prej tyre nga Bubullima e Lushnjës dhe njëri nga Kavaja.
Tragjedi me 2 punonjësit në Bypass-in e Vlorës, Report Tv sjell pamjet ekskluzive
Report Tv ka siguruar pamje nga Bypassi I Vlorës, vendi i ngjarjes së tragjedisë së paradites së sotme, kur në Vlorë si pasojë e një aksidenti kanë humbur jetën një shofer ka humbur jetën, ndërkohë që punëtori tjetër gjendet nën dhe.
Ku gjenden këto lloj rrugësh.?, në Shqipëri apo në Avganistan…???
Përgjigju