VLORË - Një automjet tip Seat Ibiza ka dalë nga rruga në aksin Vlorë-Fier, pranë fshatit Skrofotinë. Për pasojë, një person ka mbetur i lënduar, pasi automjeti është përmbysur.

Autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje për të hetuar rrethanat e aksidentit dhe për t’i dhënë ndihmën e parë të dëmtuarit, raporton gazetari Armand Xhelili.

Gjendja shëndetësore e të lënduarit ende nuk dihet.

Lajmi ne perditesim...