Një kamion i ngarkuar me dërrasa është përplasur me barrierat anësore të rrugës, duke bërë që ngarkesa me materiale ndërtimi të bjerë në asfalt.

Dërrasat janë shpërndarë në të dyja anët e rrugës, duke krijuar vështirësi për qarkullimin dhe rrezik për drejtuesit e mjeteve.