Një aksident ku ka mbetur e lënduar një 14-vjeçare është shënuar gjatë pasdites së sotme në zonën e Astirit, në rrugën “Tom Plezha”.
Kamion i drejtuar nga M.L, ka përplasur këmbësoren e mitur E.S, e cila është dërguar menjëherë në spital për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.
Komento