ELBASAN-Një aksident ka ndodhur në aksin 'Elbasan- Metalurgji' në Bradashesh, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se, janë plagosur 3 persona, të cilët po marrin mjekim në Spitalin e Elbasanit.

Ende nuk dihet gjendja e tyre, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.