LUSHNJË- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Lushnjë-Fier. Drejtuesja e mjetit 56-vjeçare ka humbur kontrollin dhe për pasojë makina tip 'Peugeot' ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar 3 persona duke përfshirë drejtuesen, një person me iniciale S.P., si dhe një 17 vjeçar.

Fatmirësisht ata janë jashtë rreziku për jetën dhe ndodhën në spitalin e Lushnjës duke marrë ndihmën përkatëse mjekësore.

Grupi hetimor po punon për përcaktimet e shkaqeve të daljes nga rruga.