Aksident në rrugën e lumit të Vlorës, makina që drejtonte 80-vjeçari përplas motorin, humb jetën 22 vjeçari (VIDEO)

VLORË- Një aksident me pasojë vdekjen e një 22- vjeçari ka ndodhur ditën e sotme (19 janar), në afërsi të fshatit Kote, në rrugën e lumit të Vlorës.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se një automjet që drejtohej nga një 80- vjeçar është përplasur me një motor, ku nga përplasja e fortë, 22-vjeçari Fatjon Kasaj, ka humbur jetën.

“Më datë 19.01.2025, rreth orës 14:47, në afërsi të urës së fshatit Lapardha, Vlorë, një motomjet tip “Yamaha”, është përplasur me një automjet tip “Peugeot”, me drejtues shtetasin J. K., 80 vjeç, banues në Vlorë.  Është bërë i mundur identifikimi i drejtuesit të motomjetit që humbi jetën në vendngjarje, i cili rezulton të jetë shtetasi Fatjon Kasaj, 22 vjeç', njoftoi sot policia.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 18 Janar, 08:40

    A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?



×

Lajmi i fundit

Çfarë do të bëjë fillimisht Trumpi kur të bëhet president?

Çfarë do të bëjë fillimisht Trumpi kur të bëhet president?