Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të premte në aksin rrugor Berat-Lushnjë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.
Sipas të dhënave mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur Ura e Kucit, kur drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Nuk dihen ende identitetet, ndërsa mësohet se dy personat ndodheshin brenda në automjet, kur drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e mjetitdhe ka dalë nga rruga.
Policia dhe grupi hetimor në vendngjarje po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Komento